Liderët evropianë dhe amerikanë u takuan sot për herë të parë që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë. Këtij takimi i është bashkuara edhe presidenti i Shteteve të Bashkaura, Joe Biden, teksa do të mbahen tre samite mbi luftën në Ukrainë. Në këtë takim ka mbërritur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
30 liderët e aleancës veri-atlantike do të dakordësohen për më shumë mbështetje për Ukrainën dhe dërgimin e trupave shtesë në vendet e Europës Lindore. Takimi synën të tregojë më shumë solidaritet për Kievin, edhe pse jo të gjithë mbështesin dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë.
Kërkesa kryesore e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është mbyllja e kufirit ajror me Rusinë, por kjo nuk ka ndodhur sepse rreziku i konfliktit me rusët do të jetë shumë i madh. Por gjatë këtij takimi historic, pritet të diskutohet edhe për mundësinë që Rusia të përdorë sulmet kimike e biologjike në Ukrainë. Kjo ka nxitur Sekretarin e Përgjithshëm të Natos, që t’I bëjë thirrje Putinit për të përjashtuar këtë mundësi.
Nga ana tjetër, Britania e Madhe ka thënë se do të shfrytëzojë samitet e NATO-s dhe G7 për të rritur në mënyrë të konsiderueshme ndihmat ushtarake. Më herët kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur se shteti i tij do të dërgojë 6,000 raketa shtesë dhe ndihmë financiare në vlerë të 33 milionë dollarëve për Ukrainën.
Por përkundër këtij qëndrimi të Britanisë së Madhe NATO e ka bërë të qartë se nuk do të përfshihet më tej dhe se nuk do të shpallë një zonë të ndalim fluturimit, e kërkuar vazhdimisht nga presidenti Zelensky.
Po ashtu në këtë takim merr pjesë edhe Zelensky nëpërmjet një video-konference.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bruksel#Liderët #TopChannel
Ещё видео!