Ish-presidenti, njëherësh numri një i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar ish-Presidentin malazez, Milo Gjukanoviç, ndaj të cilit nuk i ka kursyer vlerësimet. Në takimin e bërë në Forumin Rajonal "Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes", Meta shprehet se Gjukanoviç, një mal i kthjelltë për rrugën europiane të rajonit.
“Një histori arritjesh madhore për vendin dhe popullin e tij. Mali i Zi i Pavarur, Mali i Zi në NATO dhe nëse nuk do ishte penguar nga faktorët malinjë, Mali i Zi do të ishte anëtarësuar në BE. Millo mbetet për mua mali më i lartë që ka ai vend dhe kjo lartësi e ka ndihmuar të jetë më i kthjellti për rajonin dhe të ardhmen e tij.”, shkruan ndër të tjera Meta.
Meta sjell në vëmednje se ka “27 vite njohje dhe miqësi që nga takimi i parë në Millocar, pas raundit të parë kur fitoi kundër kandidatit të Millosheviçit për President i Malit të Zi.”, teksa thekson se Gjukanoviç është ndeshur me furtuna dhe kërcënime si askush tjetër.
Ndërkohë nga ana tjetër, Meta i shpreh mirënjohje ish-kreut të shtetit malazez edhe për përkrahjen e dhënë ndaj Kosovës në kohën e Millosheviçit apo edhe njohjen e shpejtë të Pavarësisë së Kosovës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Meta#PL
![](https://i.ytimg.com/vi/BYRoXyv2GaM/maxresdefault.jpg)