Një shqiptar, Xhuljan Prenga ka vrarë një prej mafiozëve më të mëdhenj të Irakut, Mustafa Alxhiburi. Këtë gjë e ka bërë me dije gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit".
Hoxha tha se Prenga ishte vetëm 19 vjeç dhe udhëtoi nga Suedia drejt Bagdadit për të kryer vrasjen. Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një përplasje mes bandave për kontrollin e trafikut të drogës në Suedi.
Prenga vjen nga fshati Gjegjan që ndodhet në Pukë. Ai kishte shkuar në Suedi për shkak të hasmërisë dhe jetonte me nënën e motrën, sepse prindërit i kishte të divorcuar. Autoritetet suedeze, duke ditur ashpërsinë e kësaj lufte, kanë marrë në mbrojtje familjen e shqiptarit. Vrasja e Alxhiburit të njohur dhe me nofkën “Benzema”, solli festë në Suedi, pasi ishte një njeri që kishte mbjellë terror.
----------------------------------------------
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]...
Instagram: [ Ссылка ]...
YouTube: [ Ссылка ]...
TikTok: [ Ссылка ]=...
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.
E VËRTETA DUHET FITUAR
#zeri.ai
#zeri #mustafaaljiburi #artanhoxha
Ещё видео!