Me një parakalim të Forcave të Sigurisë së Kosovës, para kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë nisur edhe aktivitetet përkujtimore të “Epopesë së UÇK-së”.
Kjo është një veprimtari e përvitshme përkujtimore për rezistencën e familjes Jashari dhe simbolit të saj ,Adem Jashari, si dhe të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe autoritetet më të larta shtetërore të vendit, teksa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cilësoi “Epopenë e UÇK-së”, si një histori e qëndrueshmërisë, këmbënguljes dhe të shpresës.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti solli në kujtesë ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit në familjen Jashari, duke vlerësuar atdhedashurinë me të cilën ishin rritur anëtarët e saj.
Mbajti fjalën e rastit në ceremony edhe vëllai i Adem Jasharit, Rifati, I cili vlerësoi “Epopenë e UÇK-së” dhe përgëzoi krijimin e Ushtrisë së Kosovës, të cilën e quajti një ëndërr të realizuar.
“Epopeja e UÇK-së” zë fill 25 vite më parë, më 5 mars të 1998-ës, kur forca të shumta terroriste serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari në Skënderaj. E udhëhequr nga Heroi I Kosovës, Adem Jashari, kjo familje rezistoi dhe luftoi ashpër për tri ditë me radhë, duke humbur plot 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë. Pikërisht më 7 Mars, në ditën e tretë të luftimeve, ra edhe heroi Adem Jashari, që me rezistencën e tij, frymëzoi çdo atdhetar, duke rikthyer dinjitetin dhe shënjuar një kthesë të re në historinë e Kosovës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#UÇK#TopChannel
Ещё видео!