Mbrëmjen e së enjtes është ekzekutohet me armë zjarri në Malësi të Madhe 58 vjeçari Sokol Çelaj, ish-polic. Sokol Çelaj kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Anglia ku edhe jetonte prej kohësh.
Në momentin e atentatit ai ishte duke udhëtuar së bashku me bashkëshorten e tij drejt banesës së tyre në Reç, kur persona të paidentifikuar i zunë pritë dhe nisin të qëllojnë drejt tij. Çelaj u qëllua 6 herë me kallashnikov, 50 metra larg shtëpisë së tij dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Shkodrës por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Në dëshmine e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person i ka dalë para me kallashnikov dhe ka qelluar në drejtim të tyre. Bashkeshortja nuk ka arritur të identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësires. Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kesaj ngjarje ndërkohë që po sekuestrohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të parë lëvizjet që janë kryer pak para ngjarjes. Viktima për disa vite ka qenë emigrant në Angli ndërkohë që prej 3 vitesh ështe kthyer në vendlindje dhe ka punuar në disa prej restoranteve në zonën e Malësise se Madhe.
Mësohet se 58 vjecari nuk është emri i panjohur për policinë, pasi në vitin 1989 ai vrau me armën e shërbimit të policisë një shtetas. Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli. Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
# SokolÇelaj#Atentati#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/BicI1J2cjjY/maxresdefault.jpg)