Çifti i famshëm i showbizit shqiptar, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, po divorcohen.
Gjatë këtyre ditëve është publikuar lajmi se çifti po ndahet dhe tani është bërë e ditur se ishte Xhensila ajo që kërkoi divorcin dhe më pas u largua vetëm për në Dubai.
Pas këtyre lajmeve, ishte reperi Cllevio ai që trazoi më shumë rrjetin duke dalë LIVE në TikTok dhe duke treguar se ndarja e tyre ka ardhur si shkak i një "Bosi në Dubai", me inicialet E.D. Sipas reperit, E.D. ka izoluar gruan e tij në një shtëpi me kamera dhe nuk e lejon të dalë. "Sot ka ndarë Xhensilën nga Bes Kallaku, ky bos. E ka blerë Xhensilën me para", shprehet Cllevio.
Për këto akuza, reagoi vetë këngëtarja, e cila hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Cllevios dhe paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa ligjorë.
Pas reagimit të Xhensilës, Cllevio i përgjigjet persëri asaj me një video në TikTok. "Ky ka marrë Xhensilën sepse ka bërë një çun dhe i duket se është çuni i vet. Është çuni i Besit ai. Kush e njeh Xhensilën është duke ecur me bodyguard. Besi ka frikë nga bodyguardët, s'ka faj. Xhensila Myrtezaj na kapi frika", thotë Cllevio.
Por skandali thellohet më tej këto ditë e fundit, kur Cllevio telefonon Besin në telefon dhe i thotë: "Do të bëhemi shok?" Dhe ai i përgjigjet "po". Lind pyetja, si një artist që i kanë ofenduar nënën e fëmijës së tij, apo ish-bashkëshorten e tij, shumë i qetë behet pjesë e këtij skandali. Domethënë, Besi me këtë veprim i konfirmon të gjithë zërat se Xhensila e ka tradhtuar dhe nuk i intereson më se si përflitet emri i saj.
Në këtë rast kemi këngëtaren Xhensila e cila dëshiron të denoncojë reperin Cllevio dhe kemi Besin i cili bëhet shok me Cllevion.
#xhensilamyrtezaj #beskallaku #cllevioserbiano
Ещё видео!