Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Me 75 vota pro Kuvendi ka miratuar ligjin për ndalimin e lojërave të fatit. Deputetët e mazhorancës pas diskutimeve në Parlament votuan në unanimitet ligjin për lojërat e fatit. Ndërsa me 74 vota pro deputetët e mazhorancës rrëzuan dekretin e presidentit për Teatrin Kombëtar. Ndërsa mësohet se Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, nuk ka votuar për rrëzimin e dekretit të Presidentit, Ilir Meta.Votimi u përshëndet nga kryeministri Edi Rama.Gjithashtu, Kuvendi miratoi po me 75 vota pro edhe projektligjin për mbrojtjen e të miturve nga alkooli.
Presioneve të mesazheve që kanë ardhur në celularët e deputetëve socialistë gjithë këtë kohë për tu tërhequr nga mbyllja e lojërave të fatit, kryeministri Edi Rama dhe deputeti Erjon Braçe, u kanë dhënë përgjigje në sallën e Kuvendit përpara votimit të ligjit.
Rama: Do t'u japim shumë përgjigje të tjera të njëpasnjëshme siç nuk i kanë parë në ëndrrën e tyre më të keqe.
Braçe: Ti dhe ju po u hiqni bukën fëmijëve të mi dhe ne do të merremi e fëmijët tuaj. Kush nga ju mendon se ne jemi të dobët, po bën gabimin e jetës dhe do t'u kushtojë shumë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/C6n2O8873ls/maxresdefault.jpg)