Kryeministri Edi Rama, ka ndërtuar qeverinë më të korruptuar në Ballkan, deklaroi kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndërsa foli për një situatë të rëndë në vend.
“A jemi sot ne, në një sistem funksional demokratik? Edi Rama kërkoi të krijojë një bindje dhe vazhdon ta bëjë atë, që politika është e pavlefshme, ka vetëm një njeri në këtë vend, i cili mund të bëjë si të dojë, kontrollon dhe vepron sipas interesave të tij dhe të klanit që ai ka rreth e rrotull, duke ndërtuar regjimin më të korruptuar që ka sot Ballkani”, tha ai.
Refuzimin për integrim që ka marrë Shqipëria në këto 7 vjet sipas kreut të republikanëve ka ardhur për shkak të politikave të Edi Ramës.
“Ne nuk pranohemi në Bashkimin Evropian për shkak se nuk kemi plotësuar detyrimet, nuk kemi plotësuar detyrimin për një Reformë Zgjedhore konsensuale, siç e ka kërkuar Bundestagu gjerman. Nuk kemi plotësuar detyrimet për të pasur një sistem gjyqësor funksional, sidomos Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, e cila u shkatërrua në mënyrë të qëllimshme nga ana e Edi Ramës”
Këto deklaratë Mediu i bëri gjatë një takimi me strukturat elektorale të PR-së së Korçës, ku mes të tjerash u diskutua dhe mbi kandidaturat që do të ketë kjo forcë politike në këtë qark.
/abcnews.al/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
![](https://i.ytimg.com/vi/C9Vjjf-9uqY/maxresdefault.jpg)