Hetimet e Policisë mbi vrasjen e efektivit të Ndërhyrjes së Shpejtë Xhulio Prelaj kanë identifikuar dy autorë të mundshëm të krimit, një prej të cilëve i arrestuar dhe tjetri në kërkim.
Personi në kërkim është Brilant Martinaj, që në fakt nuk është një emër i panjohur. Dy vite më parë, kur ai ishte vetëm 19 vjeç, Brilanti shfaqej në video në rrjete sociale duke udhëtuar me makina luksoze me shpejtësi të lartë, si dhe duke mbajtur me vete armë zjarri.
Udhëtimi i tij gjithashtu shoqërohej me megafon si ato të policisë, duke bërë thirrje që makinat e tjera t’i hapnin rrugën. Në një tjetër video të publikuar në profilin personal të Brilantit, shihet një bisedë me një polic rrugor, të cilin 18-vjeçari e pyet nëse e njeh se kush është, pa iu dridhur qerpiku, edhe pse në automjet mbante armë apo shpejtësia me të cilën udhëtonte ishte e lartë.
Polici tërhiqet nga ndalimi, shkëmben disa batuta me të riun dhe më tej e lë të vijojë i qetë udhëtimin. Sakaq, Brilant Martinaj mësohet se është shpallur në kërkim ndërkombëtar vetëm për faktin se natën e krimit, në 5 dhjetor 2020, ai rezulton të ketë lëvizur me makinë pikërisht në aksin rrugor ku u vra Xhulio Prela.
Disa ditë pas ngjarjes, Brilant Martinaj është larguar në drejtim të Turqisë. Policia njoftoi se Prela dhe 2 autorët e dyshuar, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës. Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks, teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Arme#Vrasja#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/CARGi-LShd4/maxresdefault.jpg)