Foto të reja satelitore tregojnë mijëra trupa ruse që mblidhen në kufirin me ukrainën, të gatshme ta pushtojnë atë nëse Vladimir Putin jep urdhërin. Përqendrimi i forcave është cilësuar si më i madhi që kur rusia aneksoi territorin ukrainas të krimesë dhe ndezi një luftë mes tyre shtatë vite më parë.
Dhe e gjithë kjo vjen ndërsa luftanijet britanike do të lundrojnë drejt detit të zi, muajin e ardhshëm, në mesin e frikës për një luftë mes ukrainës dhe rusisë. Muajt e shkuar në fakt, Putin ka mbledhur dhjetëra e mijëra trupa dhe armatime në zonën e diskutuar të Donbashit, një zonë ku flitet rusisht që tenton të shkëputet nga ukraina që nga 2014.Konflikti në donbash shpërtheu muajt pasi forcat ruse aneksuan gadishullin e krimesë në 2014. Pamjet më të fundit satelitore, tregojnë një kamp gjigand të ushtrisë ruse, rreth 30 km larg Marfivka-s, në krimenë lindore, raporton Der Spiegel. Kampi ndodhet pranë territoreve ukrainase dhe mban pjesë të batalionit të 58-të të rusisë. Ka më shumë se një mijë mjete ushtarake atje si edhe kazerma të ngritura njëra pas tjetrës. Imazhe të mëhershme e tregonin zonën të zbrazët, më 15 mars. Raportet për këtë mobilizim të trupave në kufi vijnë ndërsa rriten në mënyrë dramatike edhe përleshjet përgjatë frontit javët e fundit. Të paktën 23 ushtarë ukrainës janë vrarë që nga fillimi i vitit krahasuar me 50 në total në të gjithë 2020-ën. Ambasadori rus në britaninë e madhe ndërkohë ka paralajmëruar për gjakderdhje në ukrainë dhe ka thënë se moska do të reagojë nëse Kievi lëviz trupa në rajonin e donbashit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#VladimirPutin#Ukraine#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/CONeRzIi964/maxresdefault.jpg)