Pyetje: Sabah, ju jeni një nga të plagosurit e ngjarjes së djeshme. Ku ndodheshit në ato momente dhe si rrodhi e gjithë ngjarja?
Përgjigje: Në ato momente unë ndodhesha këtu brenda. Ishte e papritur. Autori erdhi nga piceria përballë që plagosi njërin nga djemtë. Në atë moment, pasi plagosi atë erdhi plagosi edhe një tjetër, një punonjës që ishte aty. Nga aty erdhi plagosi edhe kolegun e punës. Pastaj hyri brenda, ishin ulur edhe aty brenda. Në atë moment bërtiti ky kolegu im, kujdesuni se ka thikë në dorë. Në ato momente, ne u larguam kurse ai djali mbeti aty se nuk e dëgjoi mirë dhe shkoi e goditi në pjesën e këmbës këtu. Pastaj ai doli jashtë.
Pyetje: Djali tjetër ishte duke u falur?
Përgjigje: Po lexonte Kuran, po lexonte Kuran. Pastaj pasi e plagosi, tentoi të dilte jashtë dhe të ikte. Mori një biçikletë, aty pranë, katër-pesë metra larg xhamisë dhe aty ne e ndoqëm nga mbrapa për ta ndaluar. Në atë moment, e ndaluam, u grumbulluan edhe njerëzit. Erdhi edhe policia edhe e arrestuan.
Pyetje: Ju kur iu plagosi? Në ato momente kur donit që ta ndalonit?
Përgjigje: Po, kur donim ta ndalonim. E kapën prej qafe, por ai më nguli thikën këtu, tek pjesa e krahut që mund ta shikoni edhe vet. Këto janë plagët e thikës që kanë kapur edhe pjesën e damarit.
Pyetje: Kush iu dërgoi në spital?
Përgjigje: Atëherë ne morëm ambulancën, dhe ndërkohë që erdhi ambulanca erdhën edhe disa vëllezër me makinat personale, të vetat. Pra dy shkuam me makinë, ndërsa të tjerët me ambulancë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Sulm#Xhami#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/CWKgZ69vs5M/maxresdefault.jpg)