Kjo është 93-vjeçarja Mide Vokrri nga fshati Mali Bardhë i Kurbinit. Të gjithë e njohin si burrëresha, për faktin që nuk ka zgjedhur të martohet e të krijojë familje, por jetën e saj e ka lidhur me familjen e prindërve dhe nën kujdesin e vëllezërve. Edhe pse në moshë të thyer, Mideja ende qëndis kostume me motive tradicionale të zonës, profesion me të cilën është marrë pjesën më të madhe të jetës. Ajo e ndjen veten ende të aftë për të qëndisur veshje nusërie, për të gjithë të afërmit dhe njerëzit që kërkojnë shërbim prej duarve të saj të arta. "Jam e vjetër" shprehet shkurtimisht gruaja, duke shtuar se ka ende gra më të vjetra se ajo.
Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Ato përfshijnë të gjitha grupmoshat. Lajmet në RTSH, funksionojnë sipas një mendësie profesionale. Çdo lajm në RTSH, duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm, i verifikuar e maksimalisht etik.
Gazetar: M.Merhori
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Radio Televizioni Shqiptar" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: [ Ссылка ]
Like RTSH on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow RTSH on Instagram HERE: [ Ссылка ]
#Lajme#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar
![](https://i.ytimg.com/vi/CYjC3DSKxsQ/maxresdefault.jpg)