Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Deputeti i PD Azem Hajdari është vrarë me paramendim, për shkak të aktivitetit të tij politik dhe sepse denoncoi publikisht si kriminel Fatmir Haklajn. Ky i fundit është urdhërues dhe një ndër ekzekutorët e Azem Hajdarit, në 12 Shtator 1998, para selisë së PD. Ky është konkluzioni përfundimtar i grupit të prokurorëve, që hetuan ngjarjen dhe që gjatë një viti, të procesit gjyqësor paraqitën një numër dëshmitarësh, mbi thëniet e të cilëve provuan fajësinë e 6 të pandehurve.
Jaho Mulosmani u deklarua nga prokurori Haxhi Giu, si ekzekutor në vrasje, i porositur nga Fatmir Haklaj, tashmë i vdekur. Për Mulosmanin, prokurori kërkoi dënimin maksimal, atë me burgim të përjetshëm. Izet Haxhia, i shpallur në kërkim, sipas akuzës është personi vendimtar që ndihmoi në realizimin e vrasjes. Ai gëzonte besimin e Azem Hajdarit dhe PD, nisur nga fakti se gjatë asaj kohe ishte truproja e kryetarit të PD Sali Berisha.
Prokuroria kërkon dënimin me 25 vjet heqje lirie për Izet Haxhinë, me akuzën e vrasjes me paramendim, të Azem Hajdarit, truprojës Besim Çerja dhe vrasjes në tentativë të truprojës tjetër Zenel Neza. Për vëllezërit e tjerë Isamedin dhe Ismet Haxhia, kërkohet nga 20 vjet heqje lirie, për mbështetje të autorëve të vrasjes dhe po kaq për të pandehurin Fatmir Meta.
Seanca ku për disa orë rresht, prokurorët kanë publikuar konkluzionet për çështjen, u ndërpre, pasi i pandehuri Isamedin Haxhia dhe familjarët reaguan me nervozizëm gjatë kohës që prokurori, përmendi në radhët e bashkëpunëtorëve në vrasje edhe emrin e tij. Seanca ka vazhduar pa praninë e dy të pandehurve Isamedin Haxhia dhe Ismet Haxhia. Avokatët e të pandehurve e cilësuan keqdashëse dhe të pabazuar në prova, akuzën e ngritur ndaj klientëve të tyre.
Sipas mbrojtjes së Jaho Mulosmanit, prokurorët konsiderojnë dëshmitarë dhe njëherësh të pandehur për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, të njëjtët persona si Astrit Muldaka. Ndërkohë, mbrojtja e të pandehurit Fatmir Meta tha, se akuza ka anashkaluar qëllimisht, dokumentacionin e paraqitur nga SHIK-u. Sipas tij në Janar të viti 1998, SHIK dispononte të dhëna, se po thurej plani, si dhe diheshin personat që do të kryenin vrasjen.
Avokatët do të paraqesin konkluzionet e tyre në datën 1 Prill, duke i paraprirë vendimit të trupit gjykues për çdo të pandehur./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/CaXD1OgfGIg/maxresdefault.jpg)