20 qershori do të jetë data kur Partia Demokratike zyrtare, me kërkesë të Kryesisë, do të mbledhë Këshillin Kombëtar, për të konsituuar ngritjen e Komisionit Zgjedhor dhe zyrtarizimin e garës për kryetar. Vendimi u mor në mbledhjen e kryesisë mbajtur të enjten, me propozim të 7 anëtarëve të Kryesisë. 17 anëtarët e Kryesisë të pranishëm në mbledhjen ku mungonte Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, propozuan kryetarin e Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana dhe 6 anëtarët Jemin Gjana, Kryetar Dhe me anëtar Indrit Sefa, Enriketa Papa, Gazment Koduzi, Xhemal Bushati, Aurora Domni, Myzafer Elezi.
Së bashku me anëtarët, Kryesia ka propozuar edhe 2 ndihmës që do të jenë Rezart Kthupi, Ervis Xhako.
Për sa më sipër, do të jetë Këshilli Kombëtar që do të vendosë për emërimin e tyre, teksa një pikëpyetje më vete është fakti, nëse PD zyrtare arrin të plotësojë kuorumin për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit.
Po ashtu, Kryesia konfirmoi edhe një herë që fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023, dhe zgjedhjet për kryetar të PDSH të zhvillohen në datë 29 korrik 2023. Nga ana tjetër, brenda muajit shtator do të duhet të zhvillohet Kuvendi Kombëtar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#PD#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/CnPJibHjUZY/maxresdefault.jpg)