Shqipëria ka vetëm një "Spital Onkologjik" pranë QSUT në Tiranë, ku të gjithë pacientët e dyshuar dhe me më pas të diagnostikuar me sëmundje tumorale nga Spitalet Rajonale, nga Jugu në Veri duhet të vijnë në Qendren Spitalore Nënë Tereza për përcaktimin e saktë të diagnozës dhe më pas në ecurinë e protokollit të mjekimit. Këto janë disa nga gjetjet në raportin e fundit të auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi trajtimin e sëmundjeve tumorale të mbi 6 mijë pacientëve në vendin tone.
Më tej në raportin e KLSH-së thuhet se shërbimet radioterapi apo kimioterapi janë të centralizuara vetëm pranë Spitalit Onkologjik në Tiranë dhe nuk ofrohen pranë Spitaleve Rajonale të vendit, për rrjedhojë thekson KLSH centralizimi i shumicës së shërbimeve shëndetësore, vetëm në kryeqytet, rrit kostot ekonomike për pacientët dhe familjarëve të tyre.
Nga ky auditim Kontrolli i Lartë i Shtetit konkludon se pavarësisht përpjekjeve pozitive në drejtim të hartimit të Programit Kombëtar të Kancerit, në sigurimin e pajisjeve me teknologji të lartë, në sigurimin e medikamenteve të rimbursueshme, të përmirësimit të cilësisë së shërbimit shëndetësor, të pëmirësimit të pagave për stafin mjekësor ende mbetet shume për të bërë në këtë drejtim.
Në raportin e publikuar nga KLSH konstatohet se:
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk disponon raporte monitorimi dhe vlerësimi, mungojnë të dhënat në kohë reale të sëmundjeve tumorale dhe mosmiratimi i akteve administrative normative, reflektojnë zgjidhje jo plotësisht racionale në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor, në rritjen e jetëgjatësisë dhe në uljen e vdekshmërisë të pacientëve me kancer.”
Sipas KLSH-së, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duhet të ketë në fokus ofrimin e depistimit dhe të trajtimit në kohë të pacientëve që të shmangë sa më shumë humbje jete nga tumoret, gjë e cila nuk ka rezultuar efektive në raport.
“Poli i Administrimit të Integruar i Spitalit Onkologjik, ka mbajtur shpenzime financiare në gjendje stabël, gjithashtu ka paur mungesa me burimet njerëzore si staf mjëkësor, ngarkesë të lartë të volumit të punës të mjekëve onkologë, mungesë me shtretër spitalorë për realizimin e seancave të kimioterapisë dhe radioterapisë, mosdhënia e shërbimit me kujdes paliativ si dhe rritja e numrit të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet tumorale për çdo vit, tregon se shërbimi i Spitalit Onkologjik në trajtimin e sëmundjeve tumorale për periudhën në auditim nuk ka efektivitet të plotë, duke cënuar cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve.”
Më tej në raportin e auditimit të KLSH thuhes se Drejtoria e Përgjithshme e QSUT-së, nuk ka mundur të sigurojë pajisjen mjekësore të Brankiterapisë dhe nuk ka mundur në kohë të realizojë rehabilitimin e ambienteve për përshtatjen e vendosjes së pajisjes së Ortovoltazhit si dhe mostrajtimi në kohë i pacientëve që kanë nevojë për to.
Mosfunksionimi i të gjithë këtij zinxhiri spitalor në raportim dhe në koordinim mes tyre tregon një performancë të dobët në statistikat zyrtare, duke cënuar cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve përfundon raporti i Auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!