[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Filiali i Postës Shqiptare në Krujë u grabit nga një grup i strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës me armë. Hetimet çuan policinë në gjurmët e Gazmir Sakës, Andi Rexhepit, dhe Mark Cakës, 30, 33 dhe 32 vjeç, të tre banues në Krujë. Pas orës 3 pas mesnatës së 4 nëntorit grabitën kasafortën e postës ku gjendeshin miliona lek.Në banesën e njërit prej tyre policia gjeti edhe një sasi të parave të vjedhura ndërkohë që gjatë operacionit u sekuestruan edhe 3 armë zjarri me silenciatorë, një minë me telekomandë, si dhe automjete e targa të vjedhura. Sipas uniformave blu ky grup i rrezikshëm kriminal dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera.“Po nga të dhënat që disponon Policia , këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.”Për mos kallëzim krimi në pranga u vunë edhe dy roje të një magazine ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve ndërsa dy ditë më u ndalua edhe roja private i filialit të postës si dhe u shpall në kërkim specialisti i sallës operative të policisë private. Operacioni u përshëndet edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e quajti dëshmi te rritjes se forcës goditëse per sprovën e afërt kundër krimit te organizuar dhe KCK-se.
Ещё видео!