Sylvinho do të vazhdojë aventurën e tij në pankinën e kombëtares shqiptare. Trajneri brazilian dhe drejtuesit e Federatës shqiptare të Futbollit kanë arritur marrëveshjen mes tyre për rinovimin e kontratës që i skadoi pikërisht këtë të martë. Ndonëse në distancë për faktin se Sylvinhoi është në Porto me pushime dhe presidenti i FSHF Armand Duka është ende në Gjermani, palët kanë diskutuar në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre si dhe përmirësimit të kushteve financiare, për të cilat në fund është arritur edhe marrëveshja.
Kështu trajneri brazilian dhe stafi i tij në përfundim të bisedimeve dhe duke parë dhe kushtet që i janë ofruar, ka pranuar të rinovojë kontratën me Federatën Shqiptare të futbollit edhe për 2 vjet të tjerë, deri në 2026, një rinovim ky që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së trajnerit 50 vjecar që me kontratën aktuale ishte 750 mijë euro.
Tani nuk mbetet gjë tjetër vecse publikimi i lajmit zyrtar për arritjen e kësaj marrëveshje për rinovimin e kontratës mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe trajnerit Sylvinho. Braziliani e mori drejtimin e kombëtares kuqezi në janar të 2023 dhe arriti të kualifikojë në fazën finale të Euro 2024 si skuadra fituese e grupit të saj kualifikues. Tashmë shumë shpejt ai do të nisë punën për Nations League ndeshjet e së cilës do të nisin në muajin shtator
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sylvinho#Trajner
![](https://i.ytimg.com/vi/D6b_OOht6Z4/maxresdefault.jpg)