Pjetër Shala, i njohur me nofkën Komandant “Ujku” u dënua me 18 vjet burgim sot më 16.07.2024 nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për krime lufte.
Ai akuzohet për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje në Kukës, në një fabrikë metali për të cilën aktakuza pretendon se u përdor nga UÇK-ja si qendër paraburgimi.
Gjykata me rastin e shpalljes së aktgjykimit theksoi se pika e aktakuzës së trajtimit mizor është mbuluar me akuzën për torturë.
Sipas ZPS-së krimet u kryen përafërsisht midis 17.05.1999 dhe 05.06.1999, kundër personave të ndaluar, e viktimat ishin civilë që nuk merrnin pjesë në konfliktin e armatosur në Kosovë në atë kohë.
Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin persona të dyshuar për bashkëpunim me Serbinë ose për mospërkrahje të UÇK-së.
Në aktakuzë thuhet se të arrestuarit në fabrikën e metaleve janë sulmuar në mënyrë rutinore si fizikisht, duke përfshirë rrahjet me instrumente të ndryshme, ashtu edhe psikologjikisht, duke përfshirë kërcënimin me vdekje, poshtërimin, ngacmimin, marrjen në pyetje dhe deklaratat dhe rrëfimet e detyruara ose të detyruar.
[ Ссылка ]
--------
Na ndiqni në:
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Ещё видео!