Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Deputeti i PS, Taulan Balla pas ndërprerjes së Kuvendit foli për një skenar të PD, sipas së cilit do të bojkotojnë punimet e kuvendit për të penguar miratimin e Reformës në Drejtësi. Balla tha se opozita ishte porositur nga Basha dhe Berisha që të shkaktonin incident gjatë fjalës së Ramës.
Balla: E denim që dje që deputetet e PD janë porositur nga Berisha dhe Basha të cilët dje kanë marrë kurbetin që sot të shkaktojnë incidente në sallë. Porosia që i ishte dhënë ishte që gjatë kohës që kryeministri do të flasë të sulmojnë foltoren e Kuvendit sepse unë nuk kisha dëgjaur që një deputeti quhet “Lule” konsiderohet fyerje. Ky ishte argumenti. “Tufë me lule” edhe lulet jane gje e bukru ne gjuhen shqipe. Megjithatë po ndaj me ju një informacion që ne dinimin. Bëhet fjalë për një përpjekej të dështuar pas asaj shuplake që partnerët strategjikë i dhanë opozitës për sjelljen destruktive për miratimin e reformës në drejtësi.
Plani i dytë i opozitës pas bllokimit është që do bëjnë një kërkesë për përjashtimin e kryeministrit Rama për thyerrje të rregullores së kuvendit. Do bojkotojnë kuvendin me qëllim që të mbajnë deputetët e opozitës jashtë për të bllokuar votimin e reformës në drejtësi.
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/DHq740dY2kA/maxresdefault.jpg)