-Origjinat e rendit të ri politik arab duhen gjetur te rilindja e lëvizjes vehabite nën udhëheqjen energjike të një luftëtari-shtetari të jashtëzakonshëm, Abdulaziz ibni Saudit (1881-1953).
-Aleanca e shekullit të tetëmbëdhjetë midis doktrinës reformiste puritane të Abdulvehabit dhe aftësisë ushtarake të shtëpisë së Saudit ka qenë dhe vazhdon të jet shtylla e shtetit Saudit edhe sot.
-Ndonëse pashai shqiptar Muhammed Aliu e shpërndau lëvizjen, ajo nuk u eliminua. Rilindja politike e vehabizmit nisi në vitin 1902, kur Ibni Saudi mori qytetin e Rijadit, fortesën e rivalëve të tij kryesorë në provincën e Nexhdit.
-Marrëveshja e pasluftës, në veçanti vënia nga Britania e bijve të Husejnit në fronet e Irakut dhe Transjordanisë, ngjalli dyshimet e Ibni Saudit se një federatë hashimite po e rrethonte atë.
-Ai i futi më 1924 luftëtarët e tij ihvanë në Hixhaz duke marrë Mekën dhe Medinën dhe duke e çuar Sherif Husejnin në mërgim.
-Arabia kishte një sundimtar të ri, të parin e shtëpisë së Saudit dhe të parin e urdhrit fetar vehabit; ajo ka qëndruar nën drejtimin e atyre forcave gjer në ditët e sotme.
-Britania, duke iu përgjigjur me të shpejtë realiteteve të reja të politikës arabe, negocioi një marrëveshje me Ibni Saudin më 1927.
KËRKIMI PËR IDENTITET: REGJIONALIZMI, ARABIZMI, ISLAMI
-Të sapo dalë nga lufta anti osmane dhe të gjendur nën pushtimin britanik dhe francezë, arabët filluan të kërkojnë dhe ndërtojnë një identitet modern dhe këtu do shfaqen shumë dallime në pretendimet e botës arabisht folëse.
![](https://i.ytimg.com/vi/DI1SINJYAgk/maxresdefault.jpg)