Kinema “Jusuf Gërvalla” rihap dyert për publikun!
Nga 7 tetori rikthehemi me aktivitete brenda në kinema për herë të parë pas mbylljes disa mujore. Në përputhje me protokollet e vendosura nga institucionet relevante, Kinema “Jusuf Gërvalla” rihap dyert për publikun me rregulla dhe kufizime në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.
* Ndalohet hyrja pa maskë;
* Bartja e maskës mbetet obligative edhe përgjatë aktiviteteve;
* Distanca fizike duhet të jetë 1.5 metra;
* Inkurajohet regjistrimi paraprak për aktivitete.
Shpjegime tjera shtesë mund të merrni çdo ditë pune brenda në objektin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”, si dhe brenda përmbajtjes së aktiviteteve në platformat tona sociale.
Shihemi Te Filmi!
![](https://i.ytimg.com/vi/DNcYEXPsUrk/mqdefault.jpg)