Qeveria gjermane po punon që javën e ardhshme Shqipëria të mund të marrë një dritë jeshile nga Bashkimi Europian. Ka qenë kjo deklarata e deputetit të Bundestagut gjerman, njëherësh edhe raportues për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetov gjatë takimit që zhvilloi me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Në fjalën e tij, Ahmetov shpehu përkrahjen e Parlamentit gjerman në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, teksa i cilësoi punimet e javës të ardhshme, historike.
Kishim një rast historik t`i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave, t`i jepnim dhe të mbështesnim Maqedoninë e Veriut sidomos Shqipërinë për hapin e ardhshëm në Bashkimin Europian si dhe për të ndihmuar edhe Malin e Zi për të mbyllur të gjithë kapitujt, por ne e humbëm këtë shans ndaj kjo javë do të jetë një javë historike dhe ne si Qeveri Gjermane dhe si Parlament Gjerman do të punojmë që javën e ardhshme Shqipëria të mund të nisë negociatat.
Kreu i grupit të socialistëve, Taulant Balla, rezervoi një thirrje për deputetët e parlamentit të Maqedonisë së Veriut.
Një prej detyrave të shtëpisë të vendosura në kuadër të planit Francez për Maqedoninë e Veriut të përmbushet, dhe thirrja ime për të gjithë kolegët deputetë të parlamentit të Maqedonisë së Veriut është që ky parakusht do ta quaja unë, të plotësohet gjatë kësaj jave, në mënyrë që në ato dy ditë, 18, 19 apo 20 të ketë mundësi që edhe Maqedonia e Veriut të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Në 14 korrik, deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç do të udhëtojë drejt Shkupit, në po të njëjtën ditë kur Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë lidhur me pranimin apo refuzimin e propozimit francez.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Shqiperia#Negociatat#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/DRFrdjn7t8M/maxresdefault.jpg)