SPAK ka kërkuar 12 vite burgim për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-ministri akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale, që janë trafik i lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se SPAK i qëndron të njëjtave akuza dhe fakte ndaj Saimir Tahirit, duke kërkuar kështu 12 vite burgim për ish-ministrin e Brendshëm, dhe në kuadër të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ka kërkuar që Tahiri të dënohet përfundimisht me 8 vite burgim dhe për 3 vite të mos kryejë asnjë funksion publik.
Pas përfundimit të kësaj seance është vendosur që gjyqi i radhës ku do të jepet edhe vendimi për Tahirin të shtyhet për në datën 4 Shkurt në orën 13:00.
“Asgjë pres vetëm vendimin. Kam pritur 4 vjet e gjysmë tashmë kështu që nuk kam rrugë tjetër veçse të pres vendimin”, tha Tahiri shkurtimisht për mediat pasi doli nga seanca./tvklan.al
#SaimirTahiri
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/DWLXO2GjKbc/maxresdefault.jpg)