Lajme Arkiva 2000
Lule dhe qirinj në memorialin e Azem Hajdarit. Sot paradite në vendin ku para dy vitesh u ekzekutua deputeti demokrat Azem Hajdari dhe bodyguardi Besim Çera, në kujtim të tyre simpatizantë të Partisë Demokratike, familjarë dhe të njohur janë mbledhur për homazhe. Edhe kryetari i Partisë Demokratike ka vendosur sot lule në memorialin e studentit të dhjetorit '90.
Para memorialit të Hajdarit, Berisha ka akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano se para dy vitesh projektoi dhe organizoi vrasjen e liderit të demokracisë. Por ne nuk e falim gjakun e Azemit, u është drejuar Berisha njerëzve të mbledhur në ritin përkujtimor.
Pas kësaj homazhe janë bërë dhe në varrin e Azemit. Drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike, pjesëtarë të familjeve Hajdari dhe Çera kanë vënë kurora dhe tufa lulesh në memorialin e deputetit Hajdari dhe të bodyguardit të tij të ekzekutuar plot dy vjet më parë para godinës së Partisë Demokratike./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/DmAxU1karkQ/mqdefault.jpg)