Intervista e parë që presidenti amerikan Joe Biden dha pas debatit televiziv me rivalin e mundshëm Donald Trump në garën për një mandat të dytë presidencial, ishte e parapërgatitur nga vetë stafi i tij.
Andrea Lawful-Sanders, drejtuesja e emisionit “The Source” në stacionin lokal të radios WURD i drejtoi Biden katër pyetje që ia kishte dhënë ekipi elektoral i presidentit. Gazetarja tregoi se ekipi elektoral i presidentit i kishte dërguar tetë pyetje, katër prej të cilave i përdori gjatë intervistës.
WURD, i vetmi kanal radiofonik në Pensilvani që është në pronësi afrikano-amerikane, tha se për intervistën ishte negociuar pa dijeninë e drejtuesve të kanalit dhe pa u konsultuar me ta.
Ndërsa presidentja e kanalit Sara Lomax, përmes një deklarate dënoi rastin duke thënë se dërgimi i pyetjeve nga ekipi elektoral “shkel praktikën tonë të ruajtjes së pavarësisë mediatike” dhe njoftoi se gazetarja do të largohet nga puna.
“WURD ka punuar për të fituar besimin e audiencës gjatë historisë sonë 20-vjeçare. Pyetjet e paracaktuara nuk janë praktikë e punës sonë”, u shpreh ajo.
Një tjetër drejtues emisionesh në radio, i cili gjithashtu intervistoi presidentin Biden, tha se edhe atij i ishin dhënë pyetje përpara intervistës dhe se për këtë arsye nuk mundi të bënte pyetjet që kishte dëshirë.
Paraqitja e Biden në debatin me Trump është kritikuar nga qytetarët, analistët, madje dhe nga disa demokratë. Por, pavarësisht shqetësimeve në rritje për aftësinë e tij mendore dhe qëndrueshmërinë në fushatën elektorale, Biden iu drejtua të hënën demokratëve të Kongresit në një letër të hënën, ku shprehu gatishmërinë për rikandidim.
Pamjet; AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Biden#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/DnYRDftzU6w/maxresdefault.jpg)