Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Rrotat e kazanëve të plehrave, në Fier përdoren për karroca transporti, apo edhe për lodra. Në Gusht të vitit ’99, komuna e Trentos në Itali, i dhuroi bashkisë së Fierit 400 kazan plehrash dhe dy automjete për pastrimin e qytetit. Me fondet e Ministrisë së Punëve Publike, u blenë edhe 41 kazan të tjerë. Ata u vendosën në të gjitha lagjet e qytetit dhe oborret u pastruan, por kjo gjendje nuk zgjati shumë, sepse si fillim kazanëve iu vu flaka dhe meqë ishin plastik u deformuan dhe u shkrinë.
“Një pjesë e konsiderueshme e këtyre kontenierëve, janë dëmtuar nga qytetarët, sidomos një pjesë e tyre që ishin plastik, janë djegur, kurse një pjesë iu janë vjedhur rrotat dhe gjendja pak a shumë po bëhet prapë kritike dhe po lind nevoja për kontenierë të rinj”.
Në këtë mënyrë plehrat janë rikthyer sërish në lagjet e Fierit dhe këtë radhë do të jetë e vështirë t’iu mbushet mendja bamirësve të dhurojnë kazanë për këtë qytet./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/E1FTSFTnyoc/maxresdefault.jpg)