Rusia dhe Bjellorusia firmosën marrëveshjen që formalizon vendosjen e raketave taktike bërthamore të Moskës në territor bjellorus, një hap që kremlini tha se ishte ndërmarrë pas tensioneve në rritje me perëndimin. “Në kontekstin e një përshkallëzimi ekstrem të kërcënimit në kufijtë perëndimorë të Rusisë dhe Bjellorusisë, është marrë një vendim i rëndësishëm në sferën ushtarako-bërthamore”, citoi agjencia e lajmeve TASS ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu. Vendosja e raketave bërthamore u lajmërua nga presidenti Vladimir Putin që në mars, i cili paralajmëroi për të disatën herë se rusia do të ishte e gatshme të përdorte këto armë nëse do të ishte e nevojshme për mbrojtjen e integritetit territorial të saj. NATO ka thënë se nuk sheh ndonjë nevojë për të korrigjuar vendosjen e saj bërthamore, edhe pse nënvizon se retorika bërthamore e Putinit është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. Shoigu tha ndërkohë se Moska do të ruante kontrollin mbi armët dhe cdo vendim për përdorimin e tyre.
Ai tha se raketat Iskander-M, që mund të mbajnë mbushje konvencionale ose bërthamore, i janë dorëzuar forcave të armatosura bjelloruse dhe se disa avionë Su-25 ishin përshtatur për përdorim të mundshëm të armëve bërthamore. Madje edhe trupat bjelloruse kanë marrë trajnimin e nevojshëm në qendrat ruse.
Armët taktike bërthamore janë armë jo shumë të fuqishme, për përdorim në fushëbetejë, ndryshe nga ato strategjike që janë në gjendje të fshijnë qytete të tëra. Rusia nuk e ka bërë asnjëherë publike se sa armë taktike bërthamore ka në arsenalin e saj.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Bjellorusi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/E27N8-G9bSI/maxresdefault.jpg)