Rreshje të dendura shiu kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Dubai të martën, teksa rrugët u kthyen në lumenj dhe uji i vrullshëm përmbyti shtëpi dhe biznese. Një video shokuese tregoi Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait të përmbytur– i cilësuar së fundmi si aeroporti i dytë më i ngarkuar në botë. Avionët e mëdhenj dukeshin më shumë si varka që lëviznin nëpër aeroport. Ndërprerja e funksionimit të aeroportit vijoi edhe këtë të mërkurë, me rrugët hyrëse të bllokuara dhe linjat ajrore të shumta që raportuan vonesa fluturimesh. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait gjithashtu këshilloi njerëzit që "të mos vijnë në aeroport, përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme", dhe tha se "fluturimet vazhdojnë të vonohen dhe devijohen". Gati (100 mm) shi ranë gjatë vetëm 12 orëve të marten në Dubai, aq sa Dubai zakonisht regjistron në një vit të tërë. Rreshjet e shiut ishin aq të dendura dhe aq të shpejta saqë disa shoferë u detyruan të braktisnin automjetet e tyre pasi niveli i ujit rrit dhe rrugët u kthyen në lumenj. Madje disa banirë kanë përdorur edhe varka për të lëvizur në rrugë. Videot në rrjetet sociale treguan edhe ujin që vërshonte nëpër një qendër tregtare të madhe apo në katin e parë të disa ndërtesave.
Burimi: Reuters
#news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24 #reuters #reutersnews
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: [ Ссылка ]
Website: [ Ссылка ]
Ndiq News24 në Facebook: [ Ссылка ]
Ndiq News24 në Instagram: [ Ссылка ]
Ndiq News24 në X: [ Ссылка ]
#news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24
Ещё видео!