Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Ambasadorja Yuri Kim janë përfshirë në një debat në distancë mes tyre. Teksa ishte i ftuar në një emision televiziv, kreu i shtetit bëri të ditur se Ambasadorja Yuri Kim i kishte nisur një mesazh ku i kërkonte që në deklaratat e tija të mos përmendë më fjalën sfurk.
“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”, shkruan ambasadorja.
“Tani live sapo më shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më sfurqet. I them Ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën”, tha Presidenti Meta.
Gjithashtu ai i kërkoi ambasadores që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë në mënyrë të njëanshme.
Presidenti nuk nguroi të tregojë gjithashtu se ambasadorja amerikane kishte ndërhyrë tek ai për të pranuar kandidaturën e Ardian Dvoranit si anëtarë i KED.
“Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt, që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës”, tha Meta.
Presidenti e ftoi ambasadoren që së bashku me kryeministrin Rama të ballafaqohet me të në një debat.
Tv Klan
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!