Presidenti Vuçiç e ka konsideruar një fitore e vogël, por domethënëse për Serbinë përballjen me Albin Kurtin në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Kurti solli argumente që bazohen në urrejtje personale. Kurti as nuk e ka përmendur, as nuk do që të përmendë bashkimin e komunave serbe, marrëveshje që ka 11 vite që është nënshkruar. Çfarë demokracie e fuqishme është ajo ku votojnë vetëm 3 përqind. Ne nuk do të mund të transferojmë dinarë, por njerëzit tanë duhet ta dinë se ne do të luftojmë për ta”, tha Vuçiç.
Sipas tij, në anën serbe ishin 7 nga 15 shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia paguan serbët e Kosovës përmes një sistemi paralel, pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera. Pensionet nga buxheti i Serbisë, zakonisht serbët në Kosovë i marrin me datën 10 të çdo muaji. Për vitin 2024 shteti serb ka dhënë 139 milionë euro për serbët në Kosovë, rreth 11 milionë më shumë sesa më 2023.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/EJxX1SYyVGY/maxresdefault.jpg)