#oranews #rtvora #lezhe
Mhill Gega, njeriu që akuzohet se qëlloi me makinë për vdekje Mark Gjetën, ishte shok me këtë të fundit.
Prej vitesh ata kishin punuar së bashku në ujësjellësin e Mirditës. Por për shkak të disa konflikteve për motive të dobëta, dy miqtë ishin kthyer në armiq me njëri-tjetrin, ku për tre vite me rradhë, kishin shkëmbyer sharje dhe ofendime.
Si pasojë e këtij konflikti, në 17 shkurt 2021 Mhill Gega, në fshatin Bungaj të Mirditës ka goditur me makinë ish-mikun e tij të punës, Mark Gjetën, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas prokurorisë së Lezhës, e cila ditën e sotme i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Mhill Gegën, pasi ky i fundit e ka qëlluar nga pas Mark Gjetën.
Kërkesa e prokurorisë është miratuar nga gjykata e Lezhës.
Telefoni ne kofano
Goditja ka qënë mjaft e fortë, dhe Gjeta ka ndëruar jetë në vend. Telefoni i viktimës, thotë prokuroria është gjendur dhe sekuestruar mbi kofanon e makinës së autorit të krimit.
“Më kishte nxirë jetën”
Nga ana tjetër në sallën e gjyqit Mhill Gega, ka deklaruar se:” …Mark Gjeta më ka dal para makinës, mundova të frenoj, por makina më ka rrëshqitur nga akulli. Është e vërtet që kemi patur konflikt po i kishim zgjidhur, nuk kisha qëllim ta aksidentoja…”.
Mirëpo kjo dëmshmi është konsideruar si kontradiktore nga ana e prokurorisë së Lezhës, pasi personi i arrestuar ka mbajtur tjetër qëndrim në sallën e gjyqit me atë që kishte mbajtur gjatë marrjes në pyetje në polici.
Në ambjentet e policisë Gega ka pohuar se: Mark Gjeta më kishte nxirë jetën, duke më sharë dhe ofenduar, madje dhe dhunuar. Ky konflikt kishte lindur qysh kur punonim së bashku në ndërmarjen e ujësjellësit. Më ofendoi edhe ditën kur ndodhi ngjarja dhe në gjaknxehtësi e sipë, kam marrë makinën dhe e kam goditur. Nuk desha të kryej këtë krim, por gjithçka ishte gjaknxehtësi e momentit…”
Mhill Genga, i është nënshtruar dhe testit të alkoolit, por nuk rezultoi të ishte i dehuar në momentin kur ka goditur me makinë Mark Gjetën. Ndaj Gegës, tashmë prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzën e “Vrasjes me dashje”.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/ENYD6PzNKxA/maxresdefault.jpg)