Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të një gruaje 40-vjeçare, e cila nuk pranoi të zbulojë identitetin e saj. Ajo është nënë e 3 fëmijëve dhe në studio rrëfeu vështirësitë që ka kaluar në jetë, si pasojë e dy martesave që nuk rezultuan aspak ashtu si ajo e kishte menduar. Ishte vetëm 16 vjeç kur u martua dhe shprehet se as ajo dhe as bashkëshorti, nuk e dinin si të përballonin vështirësitë e jetës. Gjendja për ta u rëndua edhe më shumë, pasi fëmija 2 vjeç humbi jetën. Jetesa e saj po bëhej e vështirë me burrin, që sipas saj nuk dinte të kujdesej për familjen dhe prandaj vendosi që pas 9 vitesh, pavarësisht se ishte shtatzënë të ndahej prej tij dhe të kthehej tek familja në Tiranë.
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/EUNhw3V4R-E/mqdefault.jpg)