Të dhënat paraprake të ekspertizës së Admir Muratajt tregojnë se ai u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, pas grabitjes ne Rinas. Në dosjen e hetimit për ketë grabitje është administruar ndër të tjera edhe një korrespondencë e policisë se Rinasi me ICTS, ku shefi i policisë evidenton pasigurinë e portave që u goditën nga grabitësit në 9 Prill.
Admir Murataj është ekzekutuar gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas. Kjo e dhënë, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka ardhur nga përgjigja paraprake e ekspertizës mjeko-ligjore, që tregon se Murataj u qëllua me një plumb në kokë duke i bërë rezistencë uniformave blu. Dyshimet e organit të akuzës janë se 46-vjeçari Murataj ishte kryesori dhe ideatori i super-grabitjes.
Në fshatin Tapizë, vendi ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, oficerët e policisë gjyqësore sekuestruan në total 100 gëzhoja të armëve e kalibrava të ndryshëm.
Ekspertiza vërtetoi se viktimës Admir Murataj i është gjetur edhe mbetje baruti në duar, duke përforcuar pistën e ekzekutimit gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Brenda furgonit të braktisur u gjet edhe një telefon celular i thjeshtë që dyshohet se i përket grabitësve. Nga këqyrja paraprake e prokurorisë së krimeve të rënda rezultoi se celulari nuk të kishte të dhëna të mjaftueshme që mund të ndihmojne hetimet. Por gjithsesi do të kërkohet që të behët një rieskpertim i dytë edhe i kartës SIM që ndodhej brenda tij.
Burimet nga hetimi bëjnë të ditur se brenda kësaj javë pritet të merren në pyetje zinxhiri komandues i kompanisë së sigurisë “ICTS” si dhe familjarët e të ndjerit Admir Murataj.
Ndërkaq janë sekuestruar të gjitha raportet e shërbimit nga organi i akuzës për të parë nëse janë zbatuar procedurat nga koncesionari si edhe veprimet e Komisariatit të Rinasit e po kështu të patrullës së FNSH. Prokuroria ka administruar edhe kërkesën e shefit të Komisariatit të Rinasit Përparim Dema drejtuar koncesionarit të aeroportit. Dema i kishte kërkuar kopanisë ICTS shtimin e sigurisë se portave nga ku hynë dhe dolët grabitësit në 9 Prill. Por në këtë rast kompania ishte përgjigjur se kjo nuk është kompetence e policisë, dhe madje nuk priste nga policia sugjerime të tilla.
Dosja e super-grabitjes se 9 Prillit në Rinas po hetohet nga tre prokurore të Prokurorisë se Krimeve TË Rënda Klodian Braho, Besnik Muci dhe Arenc Çela .
Si vepra penale në këtë dosje janë regjistruar “shpërdorim detyre, krijim i grupit të strukturuar kriminal, grabitje me arme dhe vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë”./abcnews.al
![](https://i.ytimg.com/vi/EW07tB8D3vE/maxresdefault.jpg)