Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës i nxitur nga një deklaratë e presidentit të Serbisë Vuçic, për "mosnjohje të pavarësisë së Kosovës", tha se "nëse nuk ka njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje me Serbinë”. Këtë deklaratë Hoti e bëri pas komenteve të presidentit serb që tha se "deri në prill të vitit 2022, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, duke aluduar në përfundim të mandatit të tij si president. Në prill 2022 do të mbahen zgjedhjet e të reja presidenciale në Serbi.
"Ne kemi shumë çështje të rëndësishme. Por deri në prill të vitit 2022, kur ka zgjedhje, si për presidentin ashtu edhe për parlamentin, kjo nuk do të ndodhë. Pastaj le të vendosin votuesit”, citohet të ketë thënë Vuçiq. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i cili tha se "nëse nuk do të ketë njohje reciproke, nuk do të ketë as marrëveshje”. Hoti shkroi në facebook, se "deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut ndërmjet dy vendeve”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AvdullahHoti#AleksandarVucic#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/EleoS7Bj9mE/maxresdefault.jpg)