Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë inaguruar ditën e sotme shkollën e Surrelit.
Ai është pritur me klarinetë dhe aheng nga nxënësit e shkollës dhe kjo ka bërë kryeministrin të buzëqesh.
Ndërkohë në oborrin e shkollës, bashkëfshatarët kanë organizuar edhe një panair që nuk ka kaluar pa u komentuar nga Rama.
'Një e shtunë ndryshe në oborrin e shkollës së katunit tonë dhe mjediset e saj të transformuara rrënjësisht, duke krijuar kushte optimale për nxënësit e mësuesit me investimin e parë serioz qysh nga viti 1969', shkruan Rama në 'Facebook'.
![](https://i.ytimg.com/vi/Ex5uFbKX6-A/maxresdefault.jpg)