Takimi kokë më kokë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit Serb Aleksandër Vuçiç është anuluar në momentin e fundit.
Dy lidërët do të takoheshin të martën por presidenti Vucic është tërhequr nga bisedimet e nivelit të lartë vetëm disa orë përpara dialogut në Bruksel.
Lajmi konfirmohet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i cili tha gjatë një deklarate në Komisionin për Integrim Evropian se Serbia tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut.
Ai thotë se takimi ka dështuar sepse shkak se presidenti serb i ka dhënë përparësi takimit me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sissi, i cili pritet të vizitojë Serbinë të martën.
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë tha se presidenti serb nuk ka treguar gatishmëri për takim prej disa javësh duke i zvarritur bisedimet e nivelit të lartë.
Megjithatë, kryenegociatori i Kosovës thotë se Prishtina do të tregojë vendosmërinë e saj dhe të punojë drejt marrëveshjes finale, edhe pse Vuçic nuk pranon të shkojë në Bruksel.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kurti#Vucic#TopChannel
Ещё видео!