Rrëfimi i një agjenteje sekrete të Shërbimit Informativ Shtetëror në raportin vjetor ka zbardhur më shumë detaje lidhur me mënyrën e rekrutimit dhe punës së përditshme të një agjenti sekret. Me ndryshimet në kuadrin ligjor, një kategori punonjësish të shërbimit informativ shtetëror pajisen me identitet të dyfishtë për shkak të pjesëmarrjes në operacione speciale me qëllim mbledhjen e të dhënave për terrorizmin, trafikun e drogës, dhe krimet që cenojnë sigurinë kombëtare.
Në rrëfimin e saj, agjentja e SHISH, deklaron se procesi i saj i rekrutimit zgjati disa muaj, pati intervista dhe verifikime të shumta, derisa, u njoftua se ishte përzgjedhur për të qenë një prej personave që do të merrte pjesë në një trajnim profesional disamujor. Sipas saj, trajnimi ishte intensiv dhe sfidues. Kursantët e përzgjedhur ishin me sfonde të ndryshme profesionale.
Para fillimit të detyrës agjentja sekrete tregon se u betua solemnisht për ruajtjen e sekretin dhe për besnikërinë ndaj Shërbimit Informativ të Shtetit në përmbushjen e misionit të tij. Në rrëfimine saj agjentja tregon se një numër i lartë i të punësuarve në Shërbimin Informativ të Shtetit janë gra dhe vajza.
Ajo që bie në sy në raportin vjetor të SHISH është se organizatat terrorriste sikurse është ISIS, vijojnë të përbëjnë një kërcënim të shtuar për sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale, megjithatë Shqipëria duket se është në një pozicion më të favorshëm, sipas raportit niveli i kërcënimit të Shqipërisë është më i ulët krahasuar me vendet e tjera.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHISH#Agjentja#TopChannel
Ещё видео!