Në takimin e zyrtarëve më të lartë të sigurisë në botë, në Forumin e Mbrojtjes që u mbajt në Singapor, Ministri i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, komentoi marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kinën, gjatë takimit me homologun e tij kinez Dong Yun. Ai tha se një luftë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës nuk është "as e afërt dhe as e pashmangshme" dhe se rinovimi i dialogut midis tij dhe homologut të tij kinez ishte i rëndësishëm për të shmangur "keqgjykimet dhe keqkuptimet". "Për sa kohë që flasim, ne jemi në gjendje të shmangim mosmarrëveshjet dhe duam të sigurohemi që të mos ketë keqkuptime dhe gjykime të gabuara që çojnë që ngjarjet të dalin jashtë kontrollit," tha Austin. Ministri amerikan shtoi se një gjë e tillë është e mundur vetëm nëse të dyja palët bisedojnë, ndërsa Shtetet e Bashkuara mund të jenë "të sigurta vetëm nëse Azia është e sigurt".
Pas takimit me ministrin kinez të mbrojtjes, Austin tha se rajoni Azi-Paqësor mbetet një "prioritet" për Uashingtonin, pavarësisht konflikteve në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Takimi mes Dong dhe Austin është takimi i parë i rëndësishëm i shefave të mbrojtjes të dy vendeve në 18 muajt e fundit.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#Kina#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/FAYN_jTKZPo/maxresdefault.jpg)