Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar një pallat tjetër në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për pallatin 8-katësh nr 122, i cili gjendej pranë kryqëzimit të quajtur Dyqani i Dylit në njësinë administrative nr 4.
Shembja e këtij pallati u përgatit nga IKMT dhe forcat xheniere të ushtrisë, pasi Instituti i Ndërtimit me anë të ekspertizës së thelluar kishte vendosur shembjen e tij. Pallati në fjalë u bë i pabanueshëm pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe banorët që jetonin aty u zhvendosën drejt shtëpive të tjera dhe jetojnë aktualisht me qira. Nga shpërthimi me eksploziv i pallatit ka pasur dëme të konsiderueshme tek ndërtesat përreth, pasi janë shënuar thyerje zhamash dhe vetratash prej duaralumini.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/FCKRFAVuKo0/maxresdefault.jpg)