Sllovakia i ka dhuruar Ukrainës sistemin e saj të mbrojtjes ajrore S-300 për ta ndihmuar atë vend të mbrohet nga agresioni rus, tha Kryeministri sllovak Eduard Heger. Ukraina i ka bërë thirrje Perëndimit që ta furnizojë atë me pajisje të mbrojtjes ajrore, për ta ndihmuar në përballjen me sulmin rus që vazhdon prej dy muajsh.
“Dua të konfirmoj se Sllovakia i ka ofruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore S-300. Kombi ukrainas po mbron me guxim vendin e tij sovran, dhe ne gjithashtu”, shkroi Kryeministri Heger në rrjetin social Tëitter. Kryeministri i Sllovakisë, i cili ndodhej për vizitë në Kiev të premten, tha se mbrojtja e vendit i tij ishte gjithashtu e siguruar. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vlerësoi bujarinë e qeverisë sllovake për dërgimin në Ukrainë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-300.
Përmes një postimi në rrjetin Tëitter Austin tha: “Me udhëzimin tim, dhe ftesën e Sllovakisë, Komanda Amerikane në Evropë do të vendosë në Sllovaki një sistem mbrojtje të tipit Patriot të drejtuar nga ushtria amerikane”. Sllovakia, vend anëtar i NATO-s, zotëron një bateri të sistemit të mbrojtjes ajrore S-300, të cilën e trashëgoi pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në vitin 1993.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Sllovakia#Ukraine#TopChannel
Ещё видео!