Rusia ka paralajmëruar Finlandën dhe Suedinë pasi ato kanë shprehur vullentin për tju bashkuar natos, duke thënë se një lëvizje e tillë nuk i do sillte stabilitet evropës. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se "aleanca mbetet një mjet i orientuar drejt konfrontimit".
Kjo deklaratë e kremlinit vjen pasi zyrtarë të mbrojtjes së SHBA thanë se pushtimi i Ukrainës ishte një gabim i madh strategjik i Moskës , që mudn të sjellë zgjerimin e NATO.
Zyrtarët e SHBA presin që vendet nordike të aplikojnë për anëtarësim në aleancë, në qershor. Zyrtarët e Departamentit të mbrojtjes thanë javën e kaluar se ishin zhvilluar diskutime midis liderëve të NATO-s dhe ministrave të jashtëm nga Helsinki dhe Stokholm për këtë cështje.
Përpara se të fillonte pushtimin e saj, Rusia kërkoi që aleanca të binte dakord që të ndalonte çdo zgjerim të ardhshëm, por lufta ka çuar në vendosjen e më shumë trupave të NATO-s në krahun e saj lindor dhe një rritje të mbështetjes publike për anëtarësimin suedez dhe finlandez.
Finlanda ndaj një vijë kufitare prej 1.3 km me rusinë dhe ka qenë në alert që nga pushtimi i Ukrainës. Ndërsa partia drejtuese në Suedi , e cila prej kohësh ka qenë kundër anëtarësimit të vendit në NATO, tha se po rishikon këtë qëndrim të sajin pasi rusia sulmoi fqinjin e tyre perëndimor, ndaj dhe aplikimi i tyre mund të vihet në jetë në qershor.
Por moska e ka bërë të qartë se ajo është kundër cdo zgjerimi të mundshëm të aleabcës,peskov ka thënë dhe më herët se rusia do të marrë masat e veta nëse dy vendet i bashkohen natos.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Finlanda#SuediaTopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/FFGwg5GM5to/maxresdefault.jpg)