Lajme arkiva 2005
Jashtë nga qyteti studenti kanë ngelur të punësuarit dhe studentë të dy qendrave të tjera studentore. Drejtori i bllokut më të madh ku akomodohen studentët shpjegon se situata është normalizuar dhe ka vende edhe për 1320 regjistrime të tjera. Radhët për një dhomë konvikti janë krijuar pasi studentët janë shoqëruar me më shumë se dy prindërit dhe që janë dyndur që në ditën e parë.
“Amullia u krijua vetëm për dy orë. Dy orë sepse shumë studentë ishin të shoqëruar edhe me prindër. Nuk u respektua si me thënë radha, por mënyra se si do të akomodoheshin në godina. Vetëm ditën e djeshme kam regjistruar 1354 studentë të vitit të parë. Regjistrimi vazhdon edhe sot krejt normalisht pa asnjë lloj kaosi, pa asnjë lloj rrëmuje.”
Prindi: “Veç në radhë shumë që nga mëngjesi deri në darkë.”
Problem jo vetëm këtë vit, por edhe për të ardhshmit ku priten të liberalizohen shkollat e larta jaë tre godina të uzurpuara nga familjarët. 190 dhomat mund të sistemojnë 1300 studentë të rinj.
“Hapësirat mund të krijohen në qoftë se do të na lirohen godinat e familjarëve. Qyteti studenti do të kthehet. Ato banorë do të kthehen të gjejnë mënyra të tjera për të jetuar sepse ato godina u përkasin studentëve.”/tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/FG0SPm7RVMY/maxresdefault.jpg)