Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Gjykata e Apelit rrëzoi padinë e ngritur nga PSD dhe Bashkimit për Fitore, ndaj vendimit të KQZ, për shkarkimin e 5 komisionerëve të KZZ 60 në Lushnje. Pas seancës së paradites, ku nuk kanë munguar dhe replikat e tensionet mes paditësve dhe të paditurve, kryetari i trupit gjykues Dalip Bushi vendosi.
Gjykatësi Dalip Bushi:- “Rrëzimin e padisë të paditësve PSD, subjekti zgjedhor Bashkimi për Fitore, paditësve Ndriçim Bilani, Admira Ago, Agim Bega, Pëllumb Çela e Xhemal Greza, kundër KQZ për shfuqizimin e vendimit numër 174, datë 14.07.2001. Seancën gjyqësore e deklarojmë të mbyllur”.
Të prangosur kanë dalë nga salla e gjyqit të Apelit, Pëllumb Çela, Ndriçim Bilani, Admira Ago dhe Xhemal Greza, të cilët janë nisur drejt Lushnjes, ku të enjten gjykata e qytetit do të marrë një vendim, për masën e mëtejshme të tyre të sigurisë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!