Lajme arkiva 2005
Ministri i Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj deklaroi se do të merren masa administrative dhe ligjore për të ushtuar kriteret e dhënies së pasaportave diplomatike.
Besnik Mustafaj: “Do të rishikohet me urgjencë ligji dhe krejt legjislacioni që rregullon mbajtjen e pasaportës diplomatike në mënyrë që të ngushtohen kriteret, të ngushtohet numri i atyre që kanë të drejtë të mbajnë pasaportë diplomatike. Së dyti regjimi i përdorimit të pasaportës diplomatike është krejtësisht i parregulluar. Nga një shqyrtim i praktikave të vendeve të tjera diplomatët pra theksoj diplomatët nuk akne të drejtë t’i përdorin pasaportat diplomatike kur shkojnë për pushime apo udhëtime private.”
Duke marrë shkas nga incidenti i fundit i 23-vjeçarit shqiptar të ndaluar në Romë ndërsa transportonte 4 kg drogë me valixhe diplomatike. Ministri Mustafaj bëri të ditur se në Shqipëri qarkullojnë 2500 pasaporta diplomatike 2/3 prej të cilave u ka skaduar afati i përdorimit.
Besnik Mustafaj: “Ministria e Jashtme nuk ka instumentat e nevojshme për të mbledhur pasaportat që dalin jashtë afateve kohore të përdorimit.”/tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!