Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç zbuti gjuhën ndaj Kosovës kur nga Beograd komunikon me një zyrtar i lartë Amerikan, apo të NATO-s.
Vuçiç njoftoi se pati një bisedë të mirë me komandantin e Komandës Ajrore Aleate të NATO-s dhe komandantin e Forcave Ajrore të SHBA-së në Europë dhe Afrikë, gjeneralin James Hecker. Temë kryesore në takimin e tyre ishte situata e sigurisë në Serbi, rajon dhe veçanërisht në Kosovë, por edhe bashkëpunimi mes NATO-s dhe Beogradit.
“Përsërita mirënjohjen time për forcat e KFOR-it, të cilat janë garantues i paqes dhe sigurisë së popullit tonë në Kosovë dhe shpreha kënaqësinë time për besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin e mirë që po zhvillohet duke respektuar neutralitetin ushtarak të Serbisë”, tha Vuçiç.
Më herët, Presidenti serb zhvilloi një bisedë telefonike me homologun francez, Emanuel Macron. Siç bën me dije përmes një postimi në Instagram, ai i ka kërkuar kreut të Elizesë t’i qëndrojë pranë Serbisë në rrugën e vështirë të paqes dhe stabiletit, siç pohon, pavarësisht të gjitha vështirësive me të cilat përballet.
Vuçiç tha gjithashtu se gjatë bisedës kishte theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së zgjidhjes së çështjeve me rëndësi, si asociacioni i komunave serbe në Kosovë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#AleksandërVuçiç#NATO
![](https://i.ytimg.com/vi/FX_dwPT5MAs/maxresdefault.jpg)