Më 4 gusht himariotët do i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri. Brenda më pak se pesë orëve nga marrja e vendimit për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Fredi Belerit, institucionet ezauruan të gjitha procedurat, deri në shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Himarës në 4 gusht, me dekret të presidentit Bajram Begaj.
KQZ-ja i njoftoi zyrtarisht kryeministrisë vendimin për shpalljen të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë, Dhionisios Alfred Petro Beleri. Më pas, përmes një letre zyrtare që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi u njoftua presidenca për vakancën në bashkinë e Himarës dhe domosdoshmërinë për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme brenda afateve ligjore.
Pas marrjes së njoftimit nga kryeministria, presidenti i republikës, Bajram Begaj priti në një takim komisionerin shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor.
Pas kësaj konsulte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë. Në njoftimin e presidencës thuhet se kjo u pa si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore.
Me interes priten kandidatët e partive politike për bashkinë e Himarës. Gjatë muajve të fundit janë lakuar disa emra që mund të jenë kandidatë potencialë në zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Himarës. Mediat greke kanë publikuar se kandidati i Partisë Socialiste do të jetë Vangjel Tavo, prefekti aktual i qakut të Vlorës, por ky i fundit nuk e ka pranuar por as nuk e ka mohuar publikisht mundësinë e kandidimit. Ndërkohë një tjetër kandidat që mund të jetë në fletën e votimit, është Petro Beleri, djali i Fredi Belerit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Himare#Begaj
![](https://i.ytimg.com/vi/FZi1MP_UlSA/maxresdefault.jpg)