Situata humanitare në Rripin e Gazaz vijon gjithnjë e më shumë të përkeqësohet. Zyre e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka njoftuar se aksesi i civilëve në ujë të pijshëm në Gaza, është në nivele kritike. Po sipas kësaj agjencie, e cila ka qenë e vazhdueshme në paralajmërimet për situatën në Gaza, bëhet e ditur se katastrofike është edhe uria e cila ka prekur shumicën e popullatës, ndërkohë që në terren janë tashmë vetëm dy qendra të cilët trajtojnë rastet e rënda të kequshqyerjes te fëmijët.
Sipas raportimeve të fundit të përditësuara edhe nga OKB, bëhet e ditur se janë vrarë 142 palestinezë dhe plagosur 396 të tjerë në sulmet izraelite ndërmjet të hënës dhe të premtes pasdite.
“Për shkak të mungesës në rritje të sigurisë në Rripin e Gazës, aktualisht nuk ka ekipe ndërkombëtare mjekësore të urgjencës që operojnë në jug të Rafahut ose në veri të territorit palestinez”, raporton zyra e OKB, ndërkohë që mungesat e vazhdueshme të karburantit për shkak të bllokadës kufitare të Izraelit kërcënojnë funksionimin e infrastrukturës dhe pajisjeve jetike mjekësore.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje të vazhdueshme për armëpushim.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#OKB#Gaza
Ещё видео!