Tensionet kanë shpërthyer në Moldavi pasi autoritetet de facto të Transnistrisë se kanë thënë se kanë penguar një komplot “terrorist" të orkestruar nga Ukraina për të vrarë liderët separatistë të këtij rajoni. Kievi e ka cilësuar këtë ngjarje si “provokim të Kremlinit”.
Ministria e Sigurisë së shtetit të vetëshpallur të Transnistrisë tha përmes një deklarate më 9 mars se kishte arrestuar dhjetëra të dyshuar dhe ka hapur hetim lidhur me “organizimin e një sulmi terrorist” dhe “komplotit për vrasjen e dy apo më shumë personave për shkak të pozicioneve të tyre zyrtare”.
Por Kryeministri i Moldavisë, Dorin Recean, u tha gazetarëve se Qeveria e tij nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informacion.
“Moldavia është në një situatë të qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për ndonjë përshkallëzim”, tha ai.
Alexandru Flenchea, bashkëpresidenti moldav i Komisionit për Kontroll të Përbashkët – një trup moldav-ukrainas-rus që ka për detyrë mbajtjen e paqes në Transnistri – i se pretendimet ishin “një bombë informative”. Ai
Në një postim në rrjetet sociale, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës tha se pretendimet “duhet të konsiderohen si provokim i orkestruar nga Kremlini”.
Rusia në mënyrë të rreme ka pretenduar se Ukraina po planifikon që ta pushtojë Transnistrinë, duke rritur dyshimet se Moska po shikon që të krijojë pretekst për të aneksuar këtë rajon separatist, ashtu siç bëri me Krimenë në Ukrainë më 2014. Moska ka thënë se çdo sulm në Tranistri do ta konsideronte si sulm ndaj Rusisë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Russia#Moldavi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/FdDk_5B91-Q/maxresdefault.jpg)