Mediat serbe kanë zbadhur detaje nga takimi i presidentin serb Aleksandër Vucic me kryeministren Ana Brnabic, ku sipas asaj që raportohet, thuhet se Vucic është shprehur se është i gatshëm të japë edhe jetën për të mbrojtur Serbinë.
Mediat pranë qeverisë serbe raportojnë se Vucic nuk e ka problem edhe nëse e vrasin, duke shtuar se ai nuk do të heqë dorë, për tja lënë pushtetin fundrrinave, pa luftë e pa zgjedhje.
Deklarata e presidentit serb, është përhapur me shqetësim tek një pjesë e publikut, pasi kjo është një nga deklaratat më të çuditshme që Vucic ka thënë gjatë mandatit të tij.
Duke folur për median serbe Danas, Sanda Rashkoviç Iviç, nënkryetare e Partisë Popullore, thotë se kjo deklaratë flet për dy gjëra.
“E para flet për një frikë tmerrësisht të madhe, që është në kufi me frikën patologjike. E dyta është se ai, pushtetin e vet e përjeton si një dinasti, edhe pse askush nuk e zgjodhi familjen e tij në zgjedhje, as vëllain, as djaliin e as vajzën. I ngatërron anëtarët e familjes, me rënien e vet nga pushteti dhe kjo është vdekje e menjëhershme., tha ajo.
Edhe lideri i Lëvizjes për ndryshim, Janko Veselinoviç, thotë se nuk është as profesionist dhe as kompetent për të analizuar në thellësi një mesazh kaq monstruoz.
Mediat serbe po paralajmërojnë se ditë të zeza po vijnë për presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/Fe80E3hnwKI/maxresdefault.jpg)