Degët e Partisë Demokratike si ato të Tiranës, ashtu edhe në rrethe kanë nisur punën për organizimin e protestës kombëtare të 11 korrikut. Në zbatim të porosisë së Kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtar, degët kanë nisur mbledhjet e Kryesive dhe strukturave drejtuese, ku në qendër të diskutimeve ishte organizimin i protestës kombëtare. Demokratët kërkojnë nga Strukturat sensibilizim maksimal, për të patur një pjesëmarrje rekord, si një mesazh për lirimin e ish-kryeministrit nga masa e sigurisë.
Burime i thanë Top News, se në mbledhjet e kryesive të degëve është diskutuar edhe bashkimi i demokratëve, tashmë që vula dhe simbolet e PD, i janë njohur Berishës. Shtimi i përpjekjeve për të afruar të larguarit, është një tjetër diskutim në këto mbledhje, duke iu përgjigjur porosisë së ish-kryeministrit.
Demokratët e shohin protestën e 11 korrikut edhe si një mesazh për qeverinë dhe ndërkombëtarët, për të mundësuar kërkesën e tyre për qeveri teknike. Sipas tyre, qeveria teknike dhe vota e emigrantëve është kriter për zgjedhje të lira e të ndershme. Mosadresimi i votës së emigrantëve shihet si mosrespektim i vendimit të Kushtetueses. Mbetet për tu parë se sa prej deputetëve që deri më tani kanë qenë të pavendosur nëse do të bashkohen ose jo me Berishën, do të marrin pjesë në këtë protestë, e cila do të jetë një mundësi afrimi, përkundër lëvizjes së Bashës për një parti të re nëse nuk do të ketë vendim për rekursin e bërë në Gjykatë të Lartë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Protesta#PD
![](https://i.ytimg.com/vi/FkSZWjswi4o/maxresdefault.jpg)